Lulzim Basha reagoi për herë të parë për intervistën e djeshme të Berishës në ?Syri.net?, ku ai lëshoi kritika të ashpra në drejtim të kreut të PD-së.
Duke folur në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu, Basha e shmangu pyetjen, por shtoi se Berisha nuk ka më vendimmarrje në PD.
Ai theksoi se e ka ndjekur të gjithë intervistën e ish-kryetarit demokrat si dhe akuzat e ashpra në drejtim të tij.
?Shiko Blendi, se keni katër vjet që bombardoni opinionin publik se kush i merr vendimet në PD.
Keni ngritur skenarë dhe pyetje që vijnë nga kundërshtarët e mi politikë.
Unë gjithmonë konsultohem me Berishën për shkak të përvojës, por vendimmarrjet janë të miat?, tha Basha.