Report TV -EKSKLUZIVE- OFL zbulon 21 prona të Lulzim Berishës, 2 pallate në Qerret

Report TV 2020-02-13

Views 0

TIRANE - Operacioni "Forca e Ligjit' ka zbuluar pasuri e prona në vlera miliona euro, të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë edhe në emër të familjarëve të tij dhe personave të tretë të cilët dyshohet se mund të mos i justifikojnë ato pasuri me burime të ligjshme.

Sipas një dokumenti ekskluziv që Report Tv siguron, OFL ka dërguar në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) materialet dhe ka kërkuar sekuestrimin e 21 pronave të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore.

Nga lista e pronave që OFL ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë, dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar "parajsa bregdetare e të pasurve", sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtesh, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë. Po ashtu, Lulzim Berisha ka edhe një automjet tip BMW të blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.

Share This Video


Download

  
Report form