TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.
Takimi është njoftuar nga vetë kryeministri Rama, në rrjetin e tij social ?Tëitter?.
Ndër të tjera, i pari i qeverisë ka zbuluar dhe datat e mbledhjeve që pritet të zhvillohen mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kovoës.
?Me ZvKm&Ministrin e Jashtëm të Kosovës pas një takimi ku dakordësuam dhe mbledhjen e dy qeverive.Korçë 27 nëntor?28 në Vlorë për flamurin?, shkruan Rama.
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po vijon një vizitë zyrtare në vendin tonë, të parën pas marrjes së detyrës në qeverinë Haradinaj.
Gjatë kësaj vizite, Pacolli takoi Presidentin Ilir Meta si dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje njohjesh të mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.