Report TV - Shqipëri-Maqedoni në shtator mbledhje e përbashkët qeverie

Report TV 2017-07-25

Views 0

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë do të organizojnë një mbledhje të përbashkët në Pogradec në vjeshtë të këtij vii. Lajmi u bë me dije nga ministri i jashtëm Bushati gjatë një konferencë të përbashkët me mediat me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov.

"Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë të përbashkët, gjate këtij viti, pra vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret? tha Bushati.

Takimi i përbashkët u konfirmua edhe nga ministri maqedonas i cili u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të forcohet, në mënyrë që të dyja vendet të ecin përpara. Sipas tij është koha që Brukseli të bindet se është koha që Ballkani të nis seriozisht të jetojë.

Sipas tij nëse Europa do të ndryshojë atëherë ndryshimi duhet të nis nga Shqipëria e Maqedonia.

"Sot kam nder të jem këtu dhe të përfaqësoj Maqedoninë. Është vizita e parë që unë si ministër i bëj Shqipërisë dhe Tiranës. Kemi pasur biseda konstruktive. Mendoj se ka shumë potencial dhe vendet tona kanë një bashkëpunim shumë të fortë dhe zhvillojnë një vizion të përbashkët të Unionit Evropian.

Share This Video


Download

  
Report form