Ujë dhe lëngje të ndryshme me fotot e Anës dhe Elsës tek filmi Frozen. Kos me imazhin e Mickey Mouse. Kuti lëngjesh me Spiderman...
Dhjetra artikuj ushqimore ambalazhohen nga prodhuesit me figurat e filmave për fëmijë, për ti joshuar atë ti blejnë. Kjo ka nxitur konsumin e këtyre artikujve, përkundër politikave zyrtare që synojnë të orinetojnë ushqimin e fëmijëve drejt produkteve organike.
Por në disa vende, si Holandë dhe Britani, është ndaluar së fundmi me ligj përdorimi i këtyre imazheve për të raklamuar ushqimet e fëmijëve. Gjithashtu të tilla reklama nuk mund të shfaqen as në media. Vendimi është marrë nisur nga qëllimi për të luftuar kundër obezitetit tek fëmijët.
Por ç?ndodh në Shqipëri? Me gjithë vullnetin për t'u bashkuar me praktikat e Bashkimit Evropian, vendi ynë mbetet në realitetin e botës së tretë ku nuk ka rregulla dhe qëllime publike afatgjata për të ndërgjegjësuar dëmet e mbipeshës, e cila fillon që në fëmijëri. Në tregjet shqiptare gjen gjithfarë, paketimesh plot sheqer, kripë, yndyrna të dëmshme, vaj palme, ngjyrues kimikë, e plot të tjera, të maskuara me imazhet e kartonave të animuar më të ndjekura nga fëmijët.
Ekspertët shprehen se këto produkte, të maskuara nën etiketën e personazheve më të dashur të fëmijëve, nuk janë aspak të shëndetshme për ta.
Madje edhe në supermarketet e huaja ku pretendohet se shiten produkte brenda normave të Bashkimit Europian, gjen me bollëk nga këto paketime.
Sipas ekspertëve, duhet të ndërmeren nisma, që të ulet konsumi këtyre produkteve, nisur vetem nga paketimi.
Në shumë raste, këto produkte kushtojnë më shtrenjtë se artikujt pa këto imazhe dhe rrallëherë prindërit mund t'i rezistojnë këmbënguljes së fëmijëve që kërkojnë t'i blejnë produkte të tilla, por specialistja ka një këshillë edhe për ta./KLAN PLUS