Tashmë fëmijët në nevojë, ata pa prindër dhe të prekur nga sëmundje të ndryshme prej 8 vitesh kanë mbështetjen e qindra personave të cilët punojnë për të organizuar aktivitete bamirësie dhe sensibilizuese në ndihmë të këtyre fëmijëve.
Këtë vit, në Liqenin Artificial në Tiranë u zhvillua gara e vrapimit ?Vrapo për fëmijët?, një aktivitet vrapues që solli ndërgjegjësim dhe fonde financiare për fëmijë në nevojë, me sindromën doën, dhe të prekur nga leucemia.
Gara ?Vrapo për fëmijët?, bashkoi te kodrat e Liqenit, qindra nxënës të shkollave të mesme, dhe vullnetarë në një atmosferë mjaft festive, ku përveç festës, ishte një kënd i veçantë, ku çdo kush që kishte mundësi mund të kontribonte me vlerë monetare. Para nisjes së vrapimit, organizatorët e këtij aktiviteti bënë thirrje qytetarëve për ndërveprim.