Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier, këtë vit janë ulur më pak nxënës në bankat e shkollës, si në arsimin nëntëvjecar ashtu dhe në atë të mesëm. Në një intervistë për Ora News, kreu i Drejtorisë Arsimore të Fierit, Shkëlqim Allkaj pohon se fenomeni i ka rrënjët tek migracioni i familjeve jashtë vendit ose në qytete të tjera, por edhe tek ulja e numrit të lindjeve viteve të fundit.
Largimi i familjeve fierake në emigracion duket të jetë arsyeja kryesore përse këtë vit të ri arsimor, në bankat e shkollës janë ulur më pak nxënës. Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Fierit, Shkëlqim Allkaj, sqaron se ka rënie të regjistrimeve të fëmijëve në shkolla si në arsimin 9-vjecar ashtu edhe në atë të mesëm. Shkaqet sipas tij, janë emigrimi i familjeve dhe cifteve të reja, rënia e numrit të lindjeve si dhe lëvizjet e brendshme demografike.
Allkaj: Rënie të numrit të nxënësve. Nuk bëhet për ndonjë rënie alarmante, por e pritshme që kemi thënë dhe herë të tjera që vjen për shkaqe natyrale, biologjike. Pjesa më e madhe e cifteve të reja jetojnë jashtë, emigracioni, lindjet e pakta.
Allkaj thotë se ky vit i ri arsimor filloi me 95% të godinave të shkollave të rikonstrukturuara. Në një intervistë për Oranews ai thotë se nuk mungojnë as problemet, si mësimi me dy turne në dy shkolla, gjimnazi Perikli Ikonomi në Fier dhe në një shkollë tjetër në Strumë deri në fund të shtatorit.
Allkaj: Kemi një situatë të gjimnazit Perikli Ikonomi. Edhe atë e kemi raportuar, pritet të vijnë bankat. Ne kemi kthyer vetëm katër klasa në turn të dytë me vendim të shkollës. Bashkia ka mbledhur banka nga të gjitha anët dhe i ka marrë masat që ditën e parë mësimi të fillojë normalisht. Këtë situatë kemi. Dhe në përgjithësi pastaj në shkolla të tjera, mësimi është me një turn.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikja-per-azil-ne-fier-1700-nxenes-me-pak-ne-shkolla/