Për më shumë se 30 minuta, qytetarë të shumë janë bllokuar sot me mjetet e tyre në ?Rrugën e Kombit?, në aksin Kukës-Tiranë.
Shkak për bllokimin e këtij aksi rrugor mësohet se janë bërë punimet që po kryhen nga kompania koncesionare. Drejtuesit e automjeteve kanë deklaruar se bllokimi i rrugës është bërë 2 kilometra nga Tuneli i Kalimashit.
Aktualisht, lëvizja e mjeteve po bëhet me një korsi, duke krijuar një fluks të lartë në rrugë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të normalizojë situatën e rënduar të trafikut.
Nga ana e saj, kompania koncesionare po bën punime për rregullimin e ?Rrugës së Kombit? dhe hapjen e një sheshi, ku do të vendosen trarë për marrjen e taksës së rrugës të gjithë mjeteve.