21-vjeçarja me inicialet Xh.B ishte duke shkuar për të marrë rrogën mujore në aparatmentin ku ushtrohej prostitucion online, por nuk ka kuptuar se ajo do ishte personi që do çonte agjentët e policisë së Tiranës, në zbulimin e sallonit, ku 6 vajza punonin si prostituta online. Studetja e ekonomikut, ka trokitur ne derën e apartamentit por prapa saj janë afruar dhe dy agjentë të policisë, të cilët e kanë mbajtur në vëzhgim.
Ajo i ka pohuar se kush ishin, por agjentët i kanë thënë se kërkojnë pronarin e këtij aparamenti. Policët i kanë kërkuar vajzës të trokiste sërisht pasi dera nuk po hapej, por ajo i ka pohuar se kishte ardhur për të takuar një shoqen e saj, dhe nëse nuk hapet dera atëherë sipas saj nuk kishte njerës në shtëpi.
Pas këtyre fjalëve, 21-vjeçarja me inicialet Xh.B,ka dashur që të largohet nga dera e apartamentit dhe të zbresë shkallët e pallatit, por policët civilë i kanë kërkuar që vajza të trokiste dhe një herë. Me këmbënguljen e tyre X.B, ka trokitur dhe pas disa sekondave (pasi është parë nga brenda nga syri optik i derës), një nga vajzat ka hapur derën.