Report TV - Basha: PD në asnjë rrethanë s'do të përfshihet në qeverisje

Report TV 2018-05-02

Views 0

Në mbledhjen e fundit të grupit para konstituimit të Kuvendit nesër në orën 10:00, kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar, deklaroi se Partia Demokratike në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të përfshihet në qeverisje.

Pasi u është përgjigjur kritikëve brenda së djathtës se nuk do të ketë asnjë përfshirje të PD në qeverisje me Ramën, Basha deklaroi se objektiv është opozita e forta e mbështetur në tre pika.

Ai tha se duhet të bëhemi pengesë për të mos lejuar që vendi të rrëshqasë në kaos nga droga dhe krimi.

?Një mesazh të shkurtër. Dua ta filloj më një mesazh të qartë, ne jemi opozita dhe të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votë. Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rast dhe asnjë rrethanë.

Share This Video


Download

  
Report form