http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit Peza, për tre ditë me radhë do të kthehet në një vendtakimi për të gjithë ata që do duan të kujtojnë ditën historike të Konferencës së Pezës, një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.?74 vjet më parë, ky vend ishte kryeqendra e një përpjekje madhore dhe historike, që vendosi fatin e Shqipërisë duke na përfshirë në radhët e koalicionit që luftonte kundër të keqes më të madhe që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi. 74 vite më parë u mblodhën këtu në Pezë për të siguruar lirinë e brezave të ardhshëm dhe Konferenca e Pezës është momenti kur shqiptarët ditën që të jenë në anën e drejtë të historisë. Ky ishte momenti kur shqiptarët ditën të luftojnë dhe të punojnë për një kauzë që e nderoi brezin e tyre dhe që e kujtojmë edhe 74 vite më pas; të atyre që luftuan dhe na bënë të gjithëve krenarë, përfshirë edhe ne që jemi këtu sot?.Për kryebashkiakun Erjon Veliaj sakrifica dhe idealizmi i atyre të rinjve 74 vjet me pare duhet të jetë motivues edhe për shoqërinë tonë.?Sot nuk kërkohen ato lloj sakrificash, si 74 vite më parë, por prapë kërkohet po aq dashuri, po aq vendosmëri, po aq përkushtim ndaj atdheut tonë të përbashkët, ndaj qytetit tonë, ndaj komunitetit, ndaj njëri-tjetrit. Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shembullin dhe për frymëzimin e tyre. Kemi nevojë për shembullin e burrave dhe të grave që prehen këtu pas nesh, të shokëve të tyre veteranë, që sot kanë ardhur këtu nga e gjithë Shqipëria për t?i nderuar, por mbi të gjitha kemi nevojë që shembulli që ata dhanë të kthehet në modelin e këtyre të rinjve që janë me ne sot se ka më shumë gjëra që na bashkojnë përtej partive, përtej të majtës dhe të djathtës, sesa gjërat që na ndajnë për të ndërtuar një Shqipëri evropiane?.Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, kanë hartuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët,të rinjtë, e deri tek të moshuarit qe duan te kujtojnë kete ngjarje te rëndësishme historike.