Ora News –Tiranë, 74 vjetori i Konferencës së Pezës, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë përkujtuar 74-vjetorin e Konferencës së Pezës duke kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe Partia Komuniste ka zhvilluar homazhe, por e ndarë nga autoritetet lokale dhe qëndrore pasi nuk janë lejuar nga protokolli shtetëror. Përtej një ceremonie në nder të dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete muzikore dhe panaire për të kthyer Pezën në një destinacion feste për të gjithë qytetarët.
Është përkujtuar sot 74 vjetori i konferencës së Pezës. Në 16 shtator 1942 delegatë dhe përfaqëues të krahinave të ndryshme u mblodhën në Pezë me qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në luftën kundër Italisë fashiste.
Zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi dhe kryebashkiaku Veliaj pasi zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, e konsideruan Konferencën e Pezës si shembull të bashkimit në kohë paqeje të një vendi që aspiron integrimin në BE.
Peleshi: ?Ishte pikërisht Konferenca e Pezës që arriti të rendiste Shqipërinë krahas vendeve të tjera që luftonin për lirinë dhe mesazhi i saj është në koherencë me të sotmen. Për të arritur progresin që synojmë, është i nevojshëm një bashkim dhe bashkëpunim i çdo force politike drejt një qëllimi të njëjtë për zhvillimin dhe përfshirjen e plotë të Shqipërisë në rrugën drejt familjes së madhe evropiane. Qëllimi ynë për ta integruar vendin plotësisht në Bashkimin Evropian është një amanet që ua kemi borxh pikërisht gjithë përpjekjeve idealiste që janë bërë ndër breza për ta parë Shqipërinë të ndriçuar?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/74-vjetori-i-konferences-se-pezes-homazhe-ne-varrezat-e-deshmoreve/

Share This Video


Download

  
Report form