http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E nënshkruar ne 26 gusht te vitit te shkruar ne Vjen marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit te Zi është kthyer ne ?molle sherri? per politiken kosovare, e cila ka hyre ne krize te thelle prej disa muajsh. Qeveria thotë se pakti është ne përputhje me dokumentet dhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, por për opozitën po cenohet integriteti i vendit dhe kjo është arsyeja qe parlamenti shpesh është përfshirë nga skenat e dhunës. Marrëveshjen per kufirin shtetëror e nënshkruan për palën kosovare, zv/kryeministri i atëhershëm dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, ndërsa për palën malazeze, homologet Lukshiç dhe Konjeviç. Thaçi theksoi se ajo eshte ne përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e te dërguarit te OKB, Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës? dhe se vendi ka hyre ne nje periudhë bashkëpunimi rajonal dhe po ecën në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Por ne protestat e mbajtura jane hedhur akuza se përmes saj po i falet toke malit te zi. Po ku konsiston marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, te cilën pala malazeze e ka ratifikuar. Ajo përmban 12 nene, të cilat rregullojnë çështjen e kufirit të këtyre dy shteteve, qe do te sjellin marrëdhënieve të mira miqësore dhe fqinjësore. Ne nje nen përfshihen dokumentet ku caktohen pikat e kufirit me koordinata. Në nenin e dytë të kësaj marrëveshjeje tregohen dokumentet mbi të cilat janë caktuar pikat e kufirit. Po kështu përfshihet nje përshkrimi tekstual i shtrirjes së kufirit shtetëror; në rast të mospajtimit të përshkrimit tekstual të kufijve shtetëror dhe hartave topografike mbizotëron përshkrimi tekstual i kufirit shtetëror. Komisionet shtetërore të kufijve të palëve nxjerrin udhëzimin e përbashkët për shënjimin e kufirit shtetëror, për mirëmbajtjen e vijës kufitare, të shenjave kufitare dhe të brezit kufitar?. Por nje tjeter nen thekson se Mosmarrëveshjet lidhur me interpretimin dhe zbatimin e këtij pakti zgjidhen nga qeveritë e palëve, në rrugën diplomatike.