http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vjedhja spektakolare brenda aeroportit, kreu i sigurisë pranë shoqatës shqiptare të bankave, thotë se Rinasi vazhdon të jetë i ekspozuar për grabitje. Gjatë forumit të 5 mbi sigurinë e bankave, kreu i shoqatës, Roland Tashi, sqaroi se aeroporti ndërkombëtar, nuk ka bërë asnjë ndryshim në infrastrukture ndërsa kërkoi nga policia zbardhjen e tre grabitjeve të ndodhura përgjatë 1 viti. Duke mos iu shmangur përgjegjësive për ngjarjen e Rinasit, Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, kërkoi trajtim më të mirë financiar për punonjësit e sigurisë. Këtu ai përmendi ligjin e ri, i cili per sigurinë private, i cili pritet të miratohet ndërsa kërkoi nga bankat, standardizim të kontratave me shoqëritë e ruajtjes fiziken pasi aty detajohen kushtet e transportit e ruajtjes së vlerave monetare. Loka tha se bankat e nivelit të dytë, vijojnë ende të mbajnë armët tip kallashnikov në pronësi të policisë së shtetit, në një kohë që janë në gjendje të blejnë armë të reja në pikat e autorizuara.Sipas tij, shoqëritë e ruajtjes fizike janë pajisur me leje për armë, por shumë pak i kanë tërhequr.