http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 10 milionë euro dyshohet se u vodhën të martën në aeroporin e Rinasit nga tre persona të veshur me rroba ushtarake.Pas grabitjes si pasojë e një shkëmbimi zjarri me forcat e FNSH-së mbeti i vrarë njëri prej grabitësve.Por edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar mbi identitetin e viktimës, dyshohet se ai është Admir Murataj.Identitetin e grabitësit të vrarë e zbardhën fillimisht mediat greke.Admir Murataj është një emër I njohur për drejtësinë greke, ku në 2013 u arratis nga burgu I Trikallasë dhe më pas grabiti një bankë në Larisa.Ndaj tij, rëndojnë një sërë akuzash nga ana e drejtësisë greke, si ajo e grabitjes, vrasjes apo plagosjes.Por edhe pse grupi kriminal I drejtuar prej Murataj operonte jashtë vendit, ai dyshohet se ka qenë I përfshirë dhe në tre grabitjet e parave të bankave të ndodhura në Shqipëri.Episodi i parë i grabitjes daton më 3 dhjetor të vitit 2015, ku në segmentin Qafë-Kashar-Rinas u grabit me armë një blind që transportonte një shumë të konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë.Episodi i dytë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2017, po në rrugën e Rinasit, ku grabitja është bërë në të njëjtën mënyrë.Ndërsa grabitja e tretë ka ndodhur më 13 shkurt në një bankë në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku u vodh një tjetër sasi e konsiderueshme parash.Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja.