Ora News – Suedia emëron për herë të parë ambasadorin rezident në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Suedia ka emëruar ambasadorin e parë rezident në Shqipëri, dhe përmes tij ka përcjellë mesazhe të forta mbështetje për vendin tonë. Pasi i dorëzoi letërkredencialet presidentit Bujar Nishani, Diplomati, Johan Ndisi mbajti një konferencë prezantimi, ku shpalosi prioritetet e punës së tij. Ai theksoi mbështetjen e pakufizuar për integrimin e Shqipërisë dhe u angazhua se do të punojë për të shtuar investimet suedeze në vendin tone.
Johan Ndisi është ambasadori i parë i Suedisë resident në Shqipëri.
Pasi paraqiti letër kredencialet tek presidenti Bujar Nishani, në prezantimin e parë publik, diplomati shpalosi prioritetet e punës së tij në Tiranë, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
Ndisi: Suedia është një nga mbështetësit kryesor të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe politikës së zgjerimit në përgjithësi. Ne e mbështësim Shqipërinë në procesin e integrimit, jo vetëm në aspektin politik por dhe në atë ekonomik. E shikojme procesin i integrues si zhvillimor
Ambasadori theksoi se rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe sidomos e investimeve suedeze në Shqipëri do të jetë një prioritet i punës së tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/suedia-emeron-per-here-te-pare-ambasadorin-rezident-ne-shqiperi/

Share This Video


Download

  
Report form