Ora News – Për herë të parë ekspozita e artistes gjermane në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përurohet ekspozita personale e artistes gjermane Roza Mari Troken. Kjo ekspozitë përmban 60 punime dhe një instalacion i cili do të qëndojë në qendër të kësaj ekspozite si një pyetje provokuese për artëdashësit, siç e cilëson edhe vetë Artan Shabani.
Shabani: Kjo është një ekspozit shumë specifike, për një artiste kaq famoze, një artiste që na nderon sepse vjen për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve është ekspozita e parë në Shqipëri. Ky instalacion gjendet në hyrje të ekspozitës dhe është një shpikje e artistes, e cila përdor në vend të furcës së penelit, flokët e artistëve të famshëm bashkëkohorë. Duke hedhur kështu dhe një pyetje interesante, deri diku dhe provokuese. Pra cili është autori i veprës? Roza Mari Troken apo janë artistët?
Ambasadorja gjermane, Suzan Shuls vlerësoi ekpozitën si një prej pikave kulmore të tetorit gjerman i cili përmes këtyre aktiviteteve kërkon të ngre ura bashkëpunimi mes artistëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/per-here-te-pare-ekspozita-e-artistes-gjermane-ne-shqiperi/

Share This Video


Download

  
Report form