Ora News – Kapet skafi me 533 kg kanabis dhe dy italianë, u nis nga Kepi i Rodonit

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një skaf me 533.5 kilogramë kanabis sativa dhe dy shtetas italianë në bord, i cili lëvizte nga Kepi i Rodonit u kap në ujërat e territorit italian. Ky operacion antitrafik u realizua nga Policia e Shtetit dhe Guarda di Finanza italiane mbërëmjen e djeshm 1 tetor.
Policia sqaron se ?rreth orës 12.50, Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës, ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të Kepit të Rodonit. Menjëherë u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Guardia di Finanza dhe u njoftua Interforca. Ndjekja nga Policia Kufitare dhe Duarda Di Finanza vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë.
Në këtë kohë mjetet aeronautike dhe detare italiane të Guardia Di Finanza hynë në veprim dhe rreth orës 19.00 në momentin e hyrjes në ujërat italiane u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-sekuestrohet-gomonia-me-533-kg-kanabis-dhe-dy-italiane-ne-bord/

Share This Video


Download

  
Report form