Ora News – Kodheli: “Armët kimike siriane u shpërbënë pak milje larg brigjeve shqiptare”

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mbrojtur ligjin e mbetjeve në Kuvend duke rikthyer në vëmendje një tjetër çështje sensitive, atë të armëve kimike siriane.
Kodheli tha se lëndët kimike u shpërbënë vetëm pa milje larg brigjeve shqiptare, në një port të Italisë.
?Askush nuk u vra dhe askush nuk u ngrit? tha Kodheli, duke apeluar që të mos luhet me sensibilitetin e njerëzve për ndotjen e mjedisit.
Kodheli: Do të doja të riktheja në vëmendjen tuaj një debat të fortë dhe të drejtë që ne bëmë që në fillimet tona kur u fol për armët kimike siriane.
Në këtë arenë është folur për gjithçka, janë përdorur fjalë të rënda pa kursyer gra dhe burra, familje, ndërkohë që dua tu rikthej qytetarëve shqiptarë në vëmendje ose të gjithë atyre që nuk e dinë këtë gjë, që ato lëndët kimike që nuk ishin armë kimike por ishin lëndë që po të bashkoheshin me disa elementë të tjerë bëheshin armë, u shpërbënë në një port krejt përballë portit të Durrësit, në Itali. Askush nuk u dëmtua, askush nuk u ngrit sepse u dhanë siguri nga partnerët tanë strategjikë, ashtu siç u dhanë dhe në atë rast, të sigurisë që kishte shpërbërja e këtyre elementëve të rrezikshëm. Shumë kush nuk e di, por të jeni të sigurtë se ato janë shpërbërë pak milje larg bregdetit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/armet-kimike-siriane-u-shperbene-pak-milje-larg-brigjeve-shqiptare/

Share This Video


Download

  
Report form