Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga sot, Tirana do të nisë të bëjë diferencimin e mbetjeve që në burim. Kjo do të realizohet me anë të instalimit të kontejnerëve moderne, të ndarë sipas kategorive të mbetjeve. Menaxhimi i ri i mbetjeve u mundësua falë një Memorandumi mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj së Veronës, firmosur nga dy kryebashkiakët Veliaj dhe Tosi.
Veliaj: Nga sot ne kemi një kompani aktive. Gjysma është në pronësi të Bashkisë së Veronës dhe gjysma është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Të fillojmë fillimisht me Tiranën qendër. Për herë të parë do të fusim edhe konceptin e mbeturinave të ndara që në burim. Sigurisht që ne do të investojmë në kontejnerë të rinj, në pajisje moderne, në staf të kualifikuar.
Flavio Tosi: Fakti që Verona, Italia, së bashku me Shqipërinë, të mund të përmirësojnë në mënyrë reciproke kushtet dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, është për ne vërtet krenari.
Për kryeministrin Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në firmosjen e memorandumit, marrëveshja është dëshmi se qeveria vë të parin interesin kombëtar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-sot-nis-diferencimi-i-mbetjeve-ne-tirane-me-pas-dere-me-dere/