Ora News – Trupat ruse në Shqipëri, Kodheli: Nuk cënon asnjë sekret

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka sqaruar praninë një grupi ushtarakësh rus në vendin tonë që po inspektojnë armatimet. Kodheli ka sqaruar se ky është një detyrim që lind nga të qenit anëtar i organizatës europiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret. Këto deklarata, Ministrja e Mbrojtjes i bëri gjatë një konferencë shtypi sëbashku me Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka sqaruar per mediat pranine e një grupi ushtarakësh rus në vendin tone, të cilët po inspektojnë armatimet dhe zonat ku ushtria jonë kryen stërvitje.
Kodheli tha se ky grup ushtarakësh ndodhen në Shqipëri per një procedurë rutinë, një detyrim që lind nga të qenit anëtar i organizatës eruopiane për siguri OSBE dhe inspektimi nuk cënon asnjë sekret.
Kodheli: ?Kjo s?ka të bëjë fare me vendet e NATO-s, Rusia është anëtare e OSBE dhe duke u bazuar në këto veprimtari, Shqipëria e Rusia kryejnë veprimtari të armë kontrollit në vendet respektive. Vendet kanë nënshkruar një konventë të armëve të kontrollit dhe kjo është një procedurë rutinë që bëhet çdo vit, misioni i tyre përfundon në datën 30. Zonat e ndërhyrjes së tyre është e mirëpërcaktuar. Ky inspektim nuk cnëon ansjë informacion sekret të ushtrisë, përfshi këtu edhe të NATO-s?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/trupat-ruse-ne-shqiperi-kodheli-nuk-cenon-asnje-sekret/

Share This Video


Download

  
Report form