Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njëzet e një sirianë që strehoheshin në qendrën pritëse të azilkërkuesve në Babrru janë larguar pa marrë leje nga autoritetet.
Sirianët kishin dalë të dielën nga qendra por ndryshe nga çfarë parashikon marrëveshja për azilkëkruesit, ata nuk janë rikthyer në mbrëmje.
Pasi kanë konstatuar mungesën e tyre, zyrtarët e qendrës kanë njoftuar policinë e cila është vënë në ndjekje të grupit të azilkërkuesve. Deri tani nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e sirianëve, të cilët e përdorin shqipërinë si pikë kalimi për në vendet e tjera të BE-së.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirane-thyejne-marreveshjen-e-qendrimit-21-azilkerkues-nga-siria/