30 azilkërkues shqiptarë deportohen nga Hollanda: Fatkeqësi që erdhëm në Atdhe- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-20

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mesditën e së premtes kanë zbarkuar në aeroportin ?Nënë Tereza? 30 azilkërkues shqiptarë të kthyer forcërisht nga Hollanda. Ora News ka komunikuar me ta, të cilët e kanë quajtur fatkeqësi kthimin në atdhe.Ky riatdhesim i tyre do të thotë që për dy vite ata nuk do të mund të shkelin më në Hollandë dhe çdo vend tjetër të BE.
30 azilkërkues shqiptarë midis të cilëve 1 i mitur dhe dy femra mbërritën në aeroportin ?Nënë Tereza? nga Hollanda.
Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës së Vendeve të Ulta, 30 personat të cilët nuk dëshironin të ktheheshin vullnetarisht nga Hollanda janë kthyer forcërisht me një fluturim të posaçëm qeveritar në vendin e tyre të origjinës.
Në mesin e 30 personave të kthyer janë edhe 3 emigrantë shqiptarë të kthyer nga Belgjika.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kthehen-ne-rinas-30-shqiptare-u-deportuan-nga-holanda/

Share This Video


Download

  
Report form