Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I shoqëruar nga truprojat e tij, Kryeprokurori Adriatik Llalla, është shfaqur në Korçë, për herë të parë në publik pas lajmit se ai dhe familja e tij ka marrë mesazhe të drejtëpërdrejta kërcënuese .
Pas një takimi me homologun maqedonas në prokurorinë e rrethit në Korçë, ai iu shmang interesit të medias ne lidhje me këto kërcënime.
?Sot kemi ardhur për një vizitë zyrtare? tha ai.
Ndërkohë, burime në prokurori bëjnë me dije se nga verifikimi i numrit të kërcënuesit, të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni figurojnë fiktive dhe se konfirmohet se ajo është blerë në tregun e zi.
Të njëjtat burime shtojnë se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur Kryeprokurorit familjen dhe fëmijët. Për këtë arsye, ai ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenimet-ndaj-kryeprokurorit-llalla-asnje-koment-per-kete-ngjarje/