Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lidhja Demokratike e Gruas shënoi 25-vjetorin e krijimit më një aktivitet ku morën pjesë deputetë të PD, të partive aleate te koalicionit te djathte si edhe përfaqësuese të pushtetit vendor. Kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, vlerësoi rolin e gruas në krijimin e forumit. Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, e vuri theksin tek vështirësitë që hasin gratë në politikë, në kushtet e mungesë së vendimmarrjes.
25-vjetori i Lidhjes Demokratike të gruas ka mbledhur bashkë në një tryezë deputete të PD-së, drejtuese të Organizatave partnere, si edhe përfaqësuese të forumeve të grave të disa prej partive të koalicionit, si edhe të pushtetit vendor. Kryetarja e Forumit të Gruas Demokrate, Albana Vokshi, vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në krijimin e Lidhjes Demokratike.
Vokshi: Falenderoj dhe shpreh mirënjohjen time të thellë për secilën prej atyre grave që mund të vënë një tullë në murin e memories 25 vjecare të Lidhjes së Guras.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-gruaja-vlere-per-politiken-ademi-qytetaret-nuk-trajtohen-njesoj/