Demokratët akuzojnë kryeministrin se jo vetëm nuk ofroi shëndetësi falas por sipas tyre gjatë këtyre tre viteve u kushtoi më shtrenjtë shqiptarëve.
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp nga selia blu u shpreh se ky është sektori më i dështuar i kësaj qeverie.