TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës është takuar sot me qytetarët në rrugën "Siri Kodra" për të diskutuar për procesin e legalizimeve. Duke u ndalur tek premtimet e bëra nga PS gjatë fushatës elektorale për legalizim falas, Basha tha se "qytetarët s'mund të mashtrohen për procesin e legalizimeve".
Kryebashkiaku i Tiranës tha se legalizimet erdhën si premtim i PD-së në vitin 2005.
"Premtoi ligjin e legalizimit falas para janarit, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Deri tani janë shpërndarë tapitë tona. Dosjet ishin të përgatitura nga administrata jonë. Ne nuk kemi xhelozi për ndarjen e tapive, shumë mirë po bëjnë. Procesi mund të kishte ecur edhe me shpejt. Qeveria e PD përgatiti 40 mijë dosje legalizimesh", tha Basha.
Projektligji aktual për procesin e legalizimeve i paraqitur nga PS, sipas Bashës jo vetëm që nuk parashikon legalizim falas, por do të rrëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarë.