Ora News –Elbasan, Rama me fermerët: Aplikoni në Fondin e Garancisë

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama nxiti fermerët e Elbasanit të aplikojnë me projekte për të përfituar mbështetje nga Fondi Kombëtar i Garancisë.
Gjatë një takimi që pati me fermerët e Byshekut, Rama i njohu edhe me lehtësitë e krijuara për marrjen e titujve të pronësisë.
Rama: Është një mundësi e jashtëzakonshme. Potencialisht mund të thithim deri në 300 milionë euro për ju nga bankat në tre vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër kjo do të varet e gjitha nga puna që do të bëhet, sepse këto 300 milionë euro mund të thithen, por mund të mbetën aty, nëse ne nuk jemi aktivë me projekte dhe nëse ndërveprimi mes fermerëve, bashkisë dhe qeverisë nuk funksionon si duhet. Secili duhej të shkojë në njësinë administrative dhe vetëm të dorëzojë certifikatën familjare dhe aktin e marrjes në përdorim të tokës mbi bazë të ligjit 7501. Bashkia angazhon topografin, pra, paguajmë ne dhe jo ju, bëhen matjet, bëhet gati edhe harta e tokës, çohet në hipotekë dhe hipotekohet pa para dhe pa qenë nevoja për të qenë ju dhe bashkia ju dorëzon hipotekën në dorë në momentin e fundit kur duhet vënë firma.
Gjatë qëndrimit në Elbasan Kryeministri mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për rregullimin e rrugës që të çon për në fshatin turistik të Byshekut, ndërsa bashkë me minsitrin e shëndetësisë lancoi projektin e shërbimit të urgjencës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elbasan-rama-me-fermeret-aplikoni-ne-fondin-e-garancise/

Share This Video


Download

  
Report form