Programi për fshatin, i mbështetur nga Fondi Kombëtar i Garancisë, një paketë financimi e qeverisë dhe BERZH deri në 300 milionë euro, në bashkëpunim me bankat, synon zhvillimin e familjes fermere si sipërmarrje.
Për të përfituar nga ky Fond, Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimin me fermerë të Elbasanit, i nxiti ata në një ndërveprim aktiv me bashkitë dhe qeverinë, për të pasur projekte të qarta investimi që mbështeten nga bankat.
Kryeministri premtoi gjithashtu zgjidhjen e përhershme të problemit me titujt e pronësisë.