Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber tha në një intervistë për Ora News se nuk ka shqiptarë të prekur nga Uragani Irma.
Faber tha se këshilla për të gjithë qytetarët është që të ndjekin lajmet dhe udhëzimet që jepen nga drejtues lokale të zonave të prekura nga urgani Irma.
Faber: Në Flodira parashikohet që uragani të jetë i forcës 5. Në përgjithësi pjesën më të madhe të lajmeve e marrim nëpërmjet njoftimeve zyrtare ose nga lajmet, por kryesisht tek lajmet që marrim nga DASH. Unë me të gjithë kontaktet që kam pasur kryesisht me drejtues të organizatave në Florida japim atë këshillë që japin të gjithë: Ndiqni lajmet dhe merrni udhëzimet që japin drejtuesit lokale sepse ata e dinë ku do ndodhë lëvizja e uraganit.
Vetëm në pjesën ku ka qenë syri u uraganit ka qenë shkatërrimtare. Uragani nuk ka arritur akoma në Florida dhe nuk është përcaktuar dhe nuk dihet drejtimi që do marrë. Të gjithë njerëzit janë në pritje për të marrë njoftimin se çfarë drejtimi do marrin. Është mirë që të rrinë në shtëpi apo të largohen. Ata që ndodhen në zonat pranë bregdetit janë evakuuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/uragani-irma-ambasadorja-faber-nuk-ka-shqiptare-te-lenduar/