Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shqiptar që ndodhet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend i cili pritet të goditet nga Uragani i fuqishëm ?Irma?, deklaron në një lidhje telefonike për Ora News, se biletat atje janë dhjetëfishuar dhe është tejet e vështirë për t?i gjetur ato.
Ylli Paja tha se ishte pjesë e një delegacioni edhe me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.
Ylli Paja: Ne jemi një delegacion nga pjesëtarë të përbërë nga Kosova dhe Maqedonia. Ne ishim në një aktivitet në Bashkinë e Miamit dhe dëgjuam për situatën, duke u detyruar që të ndërpresim aktivitetin.
Qytetarët shkojnë në markete për të blerë ushqime. Ka radhë të gjata në stacionet e benzinës dhe të gjithë po largohen nga qyteti. Biletat e avionëve edhe pse janë dhjetëfishuar është e vështirë të gjesh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/uragani-irma-shqiptari-nga-miami-te-gjithe-po-ikin-biletat-jane-10-fishuar/