Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer do të mbështesin PD në aksionet e saj opozitare. Joakim Falenski, Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet. Kryetari Lulzim Basha, tha se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane.
Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, dëshmojnë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.
Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, Joakim Falenski, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.
Në takim mori pjesë dhe kryetari Lulzim Basha, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e CDU, ndërsa tha se Partia Demorkatike do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në çdo drejtim. Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, tha Basha, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-opozite-cdu-mbeshtetje-strukturore-dhe-te-aksionit/