Policia ka finalizuar operacioni e koduar "CHAT LINE 3", ku ushtrohej prostitucion online, duke arrestuar administratoren e studios, 5 vajza dhe një 33-vjeçar.
Një prej vajzave, 17 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë.
Në prangat e policisë kanë rënë Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line", Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë, Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë, A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa do ndiqet në gjendje të lirë B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë këtij aksioni, policia ka sekuestruar 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksuale.
Tre muaj më parë ka qenë një tjetër aksion i policisë së Tiranës ku ka ndaluar disa persona për ushtrim prostitucioni online.