Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se 3 vite më parë ka djegur me lëndë djegëse dhe eksploziv një makinë dhe një lokal.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë operacionit ?Deja Vu? në pranga ka rënë Eduart Dushku banues në Tiranë, i dënuar më parë edhe për veprën penale të ?Vrasjes?.
Ndalimi i tij është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që 41- vjeç është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :
- Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BME", në pronësi të 65 vjeçarit me inicialet A.P.
- Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të 40 vjeçarit me inicialet A.B.