Rama mbledh ministrat e rinj në Velipojë

RTV KLAN 2017-10-24

Views 6

Ende pa u dekretuar, qeveria e re do të zhvillojë një tjetër mbledhje.

Pas takimit të javës së shkuar në Llogara, kryeministri ka thirrur një mbledhje të dytë dhe ka zgjedhur një tjetër destinacion të rëndësishëm turistik, kësaj herë në veri të vendit, në Velipojë.

Burime zytare pranë kryeministrit i thanë Tv Klan se ndryshe nga mbledhja e parë ku u orientuan ministrat e propozuar për ndryshimet në dikasteret që ju janë besuar, në mbledhjen që do të zhvillohet në Velipojë do të jenë ministrat ata që do të raportojnë mbi strategjitë që kanë ndërtuar për drejtimin e çdo sektori që do të kenë në varësinë e tyre.

Mbi bazën e këtyre raportimeve do të përqëndrohen dhe diskutimet për programin qeverisës sektor për sektor.

Mbledhja ashtu si dhe në Llogara do të zgjasë 2 ditë dhe do të jetë po aq hermetike sa ajo e para për mediat.

Kryeministri Rama ka zgjedhur të ndjekë të njëjtin model që aplikoi në 2013 kur ende pa u dekretuar qeveria e koalicionit zhvilloi 2 mbledhje qeverie njërën në Vlorë dhe tjetrin në Durrës.

Në mbledhjen e parë, i vetmi vendim i bërë publik nga kryeministri ishte ai i shpalljes së vitit të ardhshëm si vitin e Skënderbeut me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form