Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme qeverinë në një takim informal në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë takim do të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar.
Në fokus të këtij takimi do të jenë prioritetet e këtij viti për qeverinë Rama. Nuk do të mungojnë në takim kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Mbledhja e qeverisë vjen një javë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. (LEXO KËTU) Kryeministri Rama vendosi të ndryshojë 7 ministra dhe të kalojë në postin e zv.kryeministrit, deputetin socialist, Erion Brace.