LSI: Ne, opozita e vërtetë

RTV KLAN 2017-10-24

Views 2

Në opozite pas 8 vjetësh në bashkëqeverisje, LSI duket e vendosur për të bërë opozitarizëm të vërtetë. Kryeministri e cilësoi javën e shkuar si opozitë nga halli, por numri 2 i LSI Luan Rama thotë se neë këtë 4-vjeçar kjo parti do të jetë e vetmja opozitë reale.

?Ne do jemi një opozitë reale dhe e vërtetë?, tha Luan Rama.

Në mbledhjen e Kryesisë se LSI që ka nisur një proces riorganizimi edhe kryetarja Monika Kryemadhi premton një opozitë të fortë ku nuk do të mungojnë protestat kundër pakices siç e quan ajo qeverinë socialiste dhe për të mbrojtur interesat e shumicës që për të janë qytetarët.

?Ne do mbrojmë interesat e shumicës dhe do t?i bashkohemi çdo lloj proteste kundër pakicës qeverisëse?, theksoi Kryemadhi.

Kryesia socialiste ka zgjedhur dhe kryesine e re të grupit parlamentar dhe zëvendësat e Petrit Vasilit, i cili pasi i dorëzoi Kryemadhit detyrën e kryetarit të partisë, do të drejtojë grupin kuvendor. Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form