Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur për gati dy orë sot në Vlorë. Fëmija i cili nuk fliste ishte larguar për rreth 14 kilometra. Më pas është gjetur nga policia dhe është takuar me prindërit.
Po ashtu një tjetër lajm vjen nga Vlora ku një vajze së cilës i kishte mbaruar karburanti ka mbushur makinën me karburant në një pikë dhe është larguar pa paguar. Por, disa orë më vonë është arrestuar nga policia.