Një burrë me një ?Benz? ka ndaluar përpara stacionit të autobusit në Vlorë dhe i ka kërkuar një gruaje rreth 50-vjeç ta shoqërojë me makinë. Gazetari i ?Aldo Morning Show?, raporton se gruaja i ka përplasur çantën në xhamin e makinws burrit, por ai nuk është sprapsur dhe është kthyer disa herë në stacion dhe e ka ngacmuar me fjalë.
?Ka ardhur një kohë që gratë dhe vajzat nuk mund të rrinë dot vetëm në rrugë. Në plazhin e vjetër, një grua rreth 50 vjeç po priste autobusin dhe një burrë me një ?Benz? ndalon dhe pyet gruan: Kjo rruga të çon deri poshtë? Gruaja i tha shikoje vetë. Ndërkohë burri i tha: Do vish të të çoj unë?
Ajo mori çantën dhe ia përplasi në xham, dhe i tha prit se po vjen burri im dhe ta tregon ai rrugën? tha gazetari.