http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e rena ditët e fundit kane shkaktuar dëme te mëdha tek te mbjellat. Probleme jane konstatuar kryesisht ne njësinë administrative te Pirgut, ne bashkinë e Maliqit. Sipërfaqe te konsiderueshme te mbjella me speca, domate, por edhe vreshtari janë dëmtuar nga breshëri paraditen e se dielës. Banorët thonë se i gjithë prodhimi i tyre ka shkuar dëm në pak minuta. Sipas fermerëve, të ardhurat për këtë vit do të jenë minimale.
Kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu bën me dije se është dëmtuar rreth 90% e prodhimeve. Sipas Topçiut një grup pune i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, do te beje verifikimet ne terren e më pas të dhënat do t?i dërgohen Ministrisë së Bujqësisë për dëmshpërblimin e fermerëve.
Dëme në kulturat bujqësore për shkak të breshëritë ka pasur edhe në disa fshatra të njësisë administrative Vreshtas.