Rreth 400 familje te komunës Tregan ne rrethin e Elbasanit vuajnë mungesën e ujit vaditës prej vitesh. Fermerët ankohen se kanali qe përdorej për vaditjen e kulturave bujqësore është thare. Për ta situata është alarmante, pasi mungesa e ujit iu ka shkaktuar një dem te konsiderueshëm ekonomik, pasi nuk marrin prodhim te mjaftueshëm bujqësor. Edhe pse Banka Botërore kishte investuar për restaurimin e kanaleve vaditës si dhe bordeve te kullimit, nga komuna nuk është marre asnjë mase për t'iu ardhur ne ndihme fermerëve. Ata shprehen se vaditja me mënyra te tjera e prodhimit bujqësor është e pamundur për shkak te mungesës se ujerave ne këtë zone.
About 400 families in the municipality in the district of Elbasan Tregan suffer lack of irrigation water for years. Farmers complain that the channel was used for irrigation of agricultural crops is dry. Their situation is alarming, because lack of water had caused a considerable economic damage, after not receiving sufficient agricultural production. Although the World Bank had invested for the restoration of irrigation canals and drainage boards, the municipality has not taken any measure to subsidize farmers. They say that irrigation with other ways of agricultural production is impossible due to lack of water in this area.