Ora News – Hidhet solar në zonën e Triportit, njollat e zeza mbulojnë bregdetin

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

200 metra vijë bregdetare në plazhin e Zvërnecit në Vlorë janë mbuluar nga solari, një ndotje mjedisore që ende nuk ka autor. Autoritetet portuale dhe policia po hetojnë për ngjarjen, ndërsa kjo nuk është hera e parë që plazhi nga Triporti deri në Zvërnec pëson ndotje të tillë. Dyshohet se vaji mund të jetë hedhur në det gjatë natës nga ndonjë anije që ka kaluar aty pranë.
Bregu i detit në një gjatësi prej 200 metrash në zonën e Triportit në Vlorë është ndotur me solar, por ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin e këtij krimi mjedisor. Ndotja është në nivele të larta?
Autoritetet portuale së bashku me ato të Policisë po hetojnë për këtë katastrofë mjedisore. Dyshohet se ndotja mund të ketë ndodhur kryesisht gjatë orëve të natës, apo të jete hedhur aty nga ndonjë mjet lundrues, ndërsa bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 200 metra, që është ndotur nga solari i hedhur në afërsi të bregdetit të Triportit dhe Zvërnecit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hidhet-solar-ne-zonen-e-triportit-njollat-e-zeza-mbulojne-bregdetin/

Share This Video


Download

  
Report form