Denoncimi - BOOM: Kanali i ujërave të zeza po mbyt turizmin në zonën e Plepave

Ora News Emisione 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ndërsa jemi në fillimin e sezonit turistik për 2017, një kanal që daton që në vitet ?60 është kthyer në problem serioz për pushuesit në Durrës.
Kanali ndodhet vetëm pak metra nga shtëpia pushuese e ushtarakëve në zonën e Plepave. Në fillimet e tij ishte paraparë si kanal ujëmbledhës i ujërave të tepërta dhe kullimit të tokave.
Por prej vitesh duket se e ka humbur këtë funksion, duke u kthyer në një ujëmbledhës të ujërave të zeza të disa fshatrave, derdhja e të cilave bëhet në det.
Tani që zona i është nënshtruar një rehabilitimi të ujërave të zeza, për këtë kanal nuk ka asnjë shpresë.
Emisioni BOOM e ndoqi këtë çështje në rang institucional dhe duket se vetmja mundësi është që bashkia e Durrësit të ndërhyjë në kanalizimet e këtyre fshatrave që tashmë i janë bashkuar rishtaz kësaj bashkie me ndarjen e re territoriale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-kanali-i-ujerave-te-zeza-po-mbyt-turizmin-ne-zonen-e-plepave/

Share This Video


Download

  
Report form