Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar dhe nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, drejtuesja e USAID për Shqipëri, Catherine Johnson si dhe ambasadorja e Vendeve të Ulëta në Tiranë, Deëi Van de Ëeerd, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të një nga ndërhyrjeve më të rëndësishme në kompleksin turistik Pëllumbas që i hap rrugën dhe një faze të re të turizmit të aventurës në Tiranë.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se investime të tilla janë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e këtyre zonave.
?Kemi nevojë për njerëz që kur shohin një problem, shohin gjithashtu një mundësi. Pavarësisht se këtu përpara disa muajsh ishte një zonë, e cila vetëm me llaf goje rrifej nga turistët, dikush pa një mundësi.
Ndaj, dua të falënderoj gjithë organizatorët për punën fantastike që kanë bërë, duke na ftuar edhe ne të tjerëve që të jemi pjesë e këtij kontributi?, tha Veliaj, teksa shtoi se Bashkia ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme. ?Kjo është e disata herë në fakt që ne kthehemi në këtë zonë. Brenda kësaj jave ishim në Mushqeta, përpara pak ditësh ishim në Krrabë për rrugën e Krrabës.