Panuçi dënon Cikalleshin, e lë jashtë listës së kombëtares - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sokol Cikalleshi nuk është grumbulluar për ndeshjen eleminatore të Botërorit 2018 kunder Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Kështu është shprehur tekniku i kombëtare Kristian Panuci gjatë një konference për mediat. Panuci tregoi se Cikalleshi nuk do të jetë i pranishëm për shkak të problemeve të tij me klubin turk por edhe për cështje disiplinore. ?Vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare. Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, që i përkasin Federatës dhe të gjithë duhet ti respektojmë. Nuk i lejoj askujt të bëjë siç do?. Lojtaret e grumbulluar do te zhvillojne seancen stervitore pasditen e sotme.

Share This Video


Download

  
Report form