Ora News - Shqip në Maqedoni, Zaev: Ligji do të votohet në parlament

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i qëndron mendimit për aplikimit të gjuhës shqipe në institucionet e këtij shteti.
Në intervistën e dhënë për mediat pas takimit me 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Zaev nënvizon se për çështjen e gjuhës do të kenë rol vendimtar dhe organizmat ndërkombëtare.
Zaev: Ligji është pjesë e programit tonë qeveritar, i parashikuar për tu diskutuar në fillim të shtatorit. Siç ju e dini, parlamenti, unë, do ta ketë këtë pikë në diskutim. Une jam në pritje dhe ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj. Pas votimit të tij, Komisioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit. Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tone.
Sa i përket çështjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, Zaev shton se kjo çështje mbetet për tu diskutuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/shqip-ne-maqedoni-zaev-ligji-do-te-votohet-ne-parlament/

Share This Video


Download

  
Report form