Report TV - Samiti, policia: Masa për të parandaluar akte terroriste

Report TV 2017-10-24

Views 0

Policia e Shtetit ka marrë masa maksimale për Samitin me Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Durrës.

Policia deklaron se është në gatishmëri për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist.

Shërbimet e FNSH-së Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, si dhe agjentë të Drejtorisë Antiterror janë të shtrira në aksin rrugor Rinas-Tiranë-Durrës.

Deri në këto momente policia deklaron se nuk ka asnjë incident, asnjë problem përsa i përket rendit e sigurisë.

Pas Samitit në Durrës, kryeministrat e Ballkanit do të lëvizin në mbrëmje drejt Tiranës për të darkuar.

Policia e Shtetit është në gatishmëri prej disa ditësh pas sulmeve që u regjistruan në disa shtete në Europë nga terroristët e ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form