Report TV - Lezhë, 'skifterat’ grabisin 30 telefona dhe kasafortën në 30’’

Report TV 2017-10-24

Views 0

LEZHE-Dy persona kanë grabitur gjatë natës një pikë elektro-shtëpiakesh dhe pajisjesh elektronike.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa kanë thyer derën dhe kanë marrë kasafortën dhe 30 telefona, mes tyre edhe IPhone 7.

Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në momentin që dy autorët, të maskuar dhe me një çantë në dorë kanë thyer derën me varre.

Autorët morën kasafortën dhe disa ?IPhone 7?
Në 30 sekonda ata kanë arritur që të marrin kasafortën dhe telefonat.

Grabitësit janë ndjerë nga një tjetër biznes pranë që ka njoftuar menjëherë policinë si dhe pronarin e dyqanit.

Ndërsa pas alarmit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Grupi hetimor ka nisur punën nga kamerat e sigurisë dhe gjurmët që autorët kanë lënë në vendin e ngjarjes për t?i identifikuar dhe arrestuar.

Share This Video


Download

  
Report form