Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet e grabitjes së një biznesi elektroshtëpiakesh në hyrje të qytetit të Lezhës, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por, policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, ndërsa ka nisur hetimet pas këqyrjes së vendit të ngjarjes.
Kështu, sipas policisë, një biznes elektorshtepiakesh në hyrje të qytetit të Lezhës është vjedhur rreth orës 4 të mëngjesit te ditës se premte me ane te thyerjes. Grabitja është realizuar nga dy persona te cilët kane qene te maskuar.
Ata kane mbërritur tek dyqani qe ndodhet pranë urës me një automjet pa targa dhe kane hyre brenda duke thyer derën kryesore. 10 minuta u është dashur hajdutëve që te marrin disa telefona celulare te markave iphone dhe galaxy si dhe kasafortën brenda së cilës sipas pronareve nuk ka patur shume para.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-maskat-thyejne-deren-dhe-grabisin-biznesin-e-elektroshtepiakeve/