Report TV - Kukës, fshatrat e përmbytur nga Fierza,thatësira i nxjerr gërmadhat

Report TV 2017-10-24

Views 3

Niveli i liqenit të Fierzës vazhdon të pësoj rënie për shkak të mungesës së gjatë të reshjeve, ndërsa vetëm paka ditë më parë kane dal edhe rrënojat e fshatit Brrut .

Ndonëse kanë vite që jetojnë në Kanada, dy ish banorë të këtij fshati,Hamza Koci dhe bashkëshortja e tij Afërdita, të gjendur për pushime në Kukës, së bashku me fëmijët , nipërit e mbesat kanë ardhur për ta parë nga afër rrënojat e fshatit .

Hamza tregon se fshati para ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, kishte mbi 40 familje të cilët në vitet 60 kishin tokat bujqësore me prodhimtari mjaft të lartë pranë dy lumenjve të Drinit.

?Unë në këtë fshat kam lindur, dhe jam rritur deri në moshën 13-vjeçare. I mbaj mend të gjitha ato që kanë qenë rreth e rrotull. Baruti si fshat dhe banorët nuk janë më janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Unë vij çdo vit këtu se kam shumë mall. Akoma e kam shtëpinë këtu, dh enjë kullë që e ka pas bërë gjyshi, e ka rregulluar vetëm për ta pasur si një kujtim?, tregon Hamzai.

Share This Video


Download

  
Report form